Goli i Gashit më i bukuri në Zvicër

0
252
Shkëlzen Gashi nuk ndalet duket u vlerësuar dhe duke marrë çmime në kampionatin zviceran.
Ylli i Kombëtares së Shqipërisë, ka marrë një çmim nga Radio dhe Televizioni Zviceran për golin më të mirë të stinorit.
 
Goli i realizuar nga Gashi ndaj Thunit është përzgjedhur si më i miri nga përdoruesit e SRF.
 
“Përdoruesit e SRF-së kanë zgjedhur, golin e Shkëlzen Gashit me një diagonale nga një kënd i vështirë kundër Thunit, si goli më i bukur i Baselit në rrugën drejt titullit të gjashtë rresht”, shkruhet në lajmin e publikuar sot në faqen zyrtare, “Srf.ch”.
 
Ky gol, i konsideruar nga portali zviceran si një gjuajtje arti, mori një shumicë të qartë: 51%.
 
Interesant është se, dhe goli i dytë më i bukur i përket po lojtarit të Kombëtares shqiptare (20%), ai kundër Aaraut.
 
Vendet 3-5 shkuan për golat e Marcelo Diaz (13%), Breel Embolo (9%) dhe Davide Calla (7%).

Shkelzen Gashi 1:0 Great Goal | Basel – Thun 07… by EuropeanLeagueLiveGoal
/Telegrafi/