Familja Muça nga Shkupi, po i përjeton ditët më të vështira në jetën e tyre. Gjendja financiare në këtë familje fillon të dobësohet pesë viteve të fundit.
Në dhomën e vetme që kanë jetojnë 6 antarë, mezi frymojnë pasi këtu janë të detyruar ti kryejnë të gjithë formalitetet e ditës. Madje gjumin e bëjnë në këto dy kanape duke flejtur tre në njërën tre në tjetrën.
“Këtë dhomë që po e shihni, më shumë nuk kam, me ndihmë sociale jetojmë, gjashtë antarë jemi, me një dhomë këtu, hamë pimë, këto kushte I këmi, ce katër pesë vjetë kështu, dicka tjetër më shumë nuk shkon, burri del punon nga pak privat po nuk mbrin asgjë”, shprehet Zyhra Muça.
Me shpresë se do të bëhet më mirë, deri më tani nuk i kanë treguar askuj për ditët e vështira që po i kalojnë , i kemi “gëlltitur” thotë nëna Zyhra, ata kanë arritur të durojnë por fëmijët nuk mund të përballen më me këtë situate, prandaj kërkojnë ndihmë nga njerëzit human.
“Nuk është kollaj me dal kështu, po zorri cka nuk të bën, për hatër të fëmijëve kam dalur, me kërkuar ndihmë me na ndihmu, krejt muslimanëve kudo që janë, të na ndihmojnë pak, se më dhimben fëmijët I lypin kushtet e veta”, shprehet Zyhra Muça.
Nuk jemi as të parët e as të fundit që po ankohemi halli na conë, thonë. Bashkëshorti Bashkimi si kryefamiljar nuk mund të gjej rrugëzgjidhje tjetër , ai herë punon dhe herë jo, ndonjë ditë ndodh që edhe sigurimi I ushqimit të jetë me pikëpyetje.