Dhunuesit që e demoluan xhaminë në Kriva Pallankë ende janë në liri

Pa rezultate tashmë dita e tretë po realizohet hetimi i policisë pas dhunuesve që e demoluan xhaminë në Kriva Pallankë.

Hapësirat fetare janë gjetur në shtëpi private, ndërsa xhamia ka nisur të funksionoj para dhjetë ditëve. Për shkak të xhamisë në Kriva Pallankë u organizuan protesta të premten, ndërsa në mbrëmje ndodhi incidenti
Supozimet e para janë se një grup demonstruesish të dehur pas protestës e kanë thyer hapësirën në të cilën gjendet xhamia. Por për momentin policia nuk zbuloi persona të dyshuar, përgjegjës për demolimin.
Nga policia dje informuan se janë thyer 8 xhama dhe një pjesë tjetër e inventarit, ndërsa gjatë hetimit janë marr deklarata të 40 njerëzve të cilët jetojnë në afërsi të objektit të demoluar.
Artikulli paraprakFamilja Muça nga shkupi kërkon ndihmë nga opinioni i gjërë – 072-573-158
Artikulli vijuesE ka rrahur gruan në gjendje të dehur