Familjarët: Atdhe Deva është gjallë

Lajmi i cili dje është dhënë nga mediat se i riu pejan Atdhe Deva është vrarë gjatë luftimeve në Siri është demantuar nga familjarët e Atdheut, të cilët kanë thënë se Atdheu është gjallë dhe aktualisht ndodhet në Turqi.

“Nuk është e vërtetë se ai ka vdekur. Ai është gjallë dhe për momentin ndodhet në Turqi”, tha për Telegrafin njëri nga familjarët e Atdheut.

Ndryshe, një ditë më parë mediat kanë raportuar se Atdhe Deva është vrarë gjatë luftimeve në Siri, por lajmi ky jo i konfirmuar zyrtarisht. /Tg/kohaislame

Artikulli paraprakRusi, arrestohen 6 aktivistë 'gay'
Artikulli vijues(Video) Momenti i tmerrshëm i përplasjes së trenit