Familjarët e të pagjeturve janë shprehur të shqetësuar pas njoftimit për ndërprerjen e gërmimeve në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës.
Ato kishin filluar dy javë më parë mbi bazën e dyshimeve se mund të këtë të varrosur trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, shkruan sot Koha Ditore.
Operacioni i kërkimeve ka zgjatur dy ditë, për t’u ndërprerë me arsyetimin se duhet shikuar terreni që të mos ketë probleme infrastrukturore.
Bajram Qerkinaj, nga shoqata “Zëri i Prindërve”, ka thënë se kur është fjala për personat e zhdukur çdo herë mungon serioziteti dhe kjo ndërprerje dhe neglizhencë është e lidhur me politikën.