“JO TEMAVE QË PREKIN SOVRANITETIN”

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë sot se LDK është për vazhdimin e dialogut me Serbisë por jo për tema që prekin integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës.

Këto komente Mustafa i ka bërë pas një ceremonie të organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me rastin e pranimit të saj në Partinë Popullore Evropiane.

“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë që të zhvillohen biseda po jo biseda që prekin integritetin, sovranitetin dhe rregullimin e brendshëm të Kosovës sepse ato konsiderojmë se janë të përfunduara në pakon e Ahtisarit.

Ne shohim arsye që të zhvillohet dialogu lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe jemi që trupat serbe që veprojnë në veri të vendit të tërhiqen në mënyrë që ne të zgjidhim problemet me Serbinë”, ka thënë Mustafa.kohaislame

Artikulli paraprak“S’KA RREZIK NGA DIALOGU”
Artikulli vijues“MIRATIMI I LIGJIT, NJË FESTË E MADHE”