Sot më 09.04.2016, (e shtunë), xhemati i Tetovës, gjegjësisht xhemati i xhamisë së “Gam-Gam” pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes të re, Fatime Nuhiu, të filluar pranë muhafidhit të njohur të trojeve tona, Molla Mahmut ef. Asllani, filluar më 31.12.2016 dhe të përfunduar 01.04.2016 pranë prindit të saj, Nuhi ef. Ganiu. Hafizja e re e lindur më 27.12.1997, në Tetovë. Provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
1. Hfz. Mr. Ejup ef. Selmani-Kryeimami, kryetar;
2. Hfz.Imer ef. Kamberi, anëtar;
3. Hfz. Ibrahim ef. Alija anëtar.
Në këtë manifestim, të cilin e moderoi referenti i arsimit, mori pjesë Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Muftiu i Tetovës Prof.Dr. Qani ef. Nesimi, Muftiu i Gostivarit Hfz. Shaqir ef. Fetahu, Muftiu i Strugës Salim ef. Sulejmani, Sekretar i përgjithshëm i BIK Resul Rexhepi, dekanët dhe profesorët e FSHI-së, ish Myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, profesorët e Medresesë, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, mysafir nga Kosova dhe Presheva, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.
Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryeimiami, kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, dhe të Resul efendiut, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i BFI-së Reis Ul Ulemaja. Ai hafizes së re si dhe familjes të saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetën. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Muftiu i Gostivarit, dhe dhënien e diplomës së hifzit nga ana e Kryetarit të BFI-së Reisul Ulema Haxhi Sulejman ef. Rexhepi.