Zëdhënësi i Lëvizjes BESA, Faton Fazliu ka shkruar se përse të gjithë duhet të jenë me BESËN. Ai ka vlerësuar edhe protestën e ditës së hënë, e cila ka qenë masovike dhe ka treguar mbështetjen për ndryshim.
Ja postimi i plotë:
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton të jesh gjallë dhe ekziston!
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton se ke një qëllim dhe një ideal jetësor të menduar mirë!
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton të japish “BESË” për t’u shkëputur nga gjumi shekullorë, e të mos lejosh që dikush ta cenoj dinjitetin, drejtësinë e demokracinë!
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton që “BESËN” përtej një kodi etik ta kthejmë në një kontratë shoqërore!
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton të jesh lëvizje aksionare që e fundos sistemin diktatorial!
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton se dora jote është dora që ndryshon dhe do të ndërtoj historinë e së ardhmes ashtu siç dëshirojmë ne, ashtu siç pretendojmë ne!
Të jesh pjesë e Lëvizjes BESA nënkupton të besosh në idealin për të ndërtuar ardhmëri që do ta gëzoj kjo rini!
Nëse dikush i jep ende hava vetes se do ti merr mbi 200 000 vota, le ta kujtoje dhe mendoje mirë ditën D!
Nëse dikush ka ende dilema se cili është vullneti politik i shqiptarëve dhe kush është përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë, le ta kujton ditën D!
Nëse dikush ende ka dilema se populli nuk e di adresën për zgjidhjen e problemeve të tyre, përgjigjen e ka në ditën D!
Populli di shumë mire të dallojë të bardhën nga e zeza. Vullneti i popullit shqiptar të Maqedonisë është shumë i qartë, ata dëshirojnë udhëheqës që mbajnë vulë AUTONOME.
Vullneti i popullit shqiptarë në Maqedoni është të thuhet qartë se kush janë AUTOKTON të këtyre tokave.
Vullneti i popullit është që çështjes shqiptarë në Maqedoni ti prije një lëvizje AUTENTIKE, që buron nga nevojat reale të shqiptarëve në Maqedoni.
Populli shqiptar është për një vizion të ri politik në Maqedoni që quhet Lëvizja BESA.
Qofshi me BESË dhe për BESË.