FC Arsenal mund të ndërtojë një xhami pranë Emirates Stadium

Këto ditë, në disa portale po qarkullon një lajm, ku thuhet se klubi i futbollit Arsenal ka marr dritën e gjelbër për ndërtimin e një xhami pranë ‘Emirates Stadium’, pas kërkesës së lojtarëve muslimanë që të kenë një hapësirë për kryerjen e lutjeve.

Lajmi është përhapur nga blogu Arsenal Viral, por ende nuk ka asnjë njoftim zyrtar nga klubi londinez.

Sipas këtij lajmi, të pakonfirmuar, thuhet se xhamia do të jetë afër, ose përballë ‘Emirates Stadium’, ose në poligonet e trajnimit në London Colney.
Nëse e gjithë kjo del të jetë e vërtetë, atëherë lojtarët muslimanë të Arsenalit do të kishin xhaminë zyrtare të klubit.

Megjithatë, burime të afërta me administratën e klubit thonë se për xhami duhet të flitet ende./islamgjakova/

Artikulli paraprakFemra mes shpresave dhe sfidave!
Artikulli vijuesIndonezi: Hafizja e verbër do të shkoj në haxh pa pagesë