Një mesazh nga Morgan Freeman

“Jam 78 vjeç dhe besoj se nuk kam edhe shumë kohë. Kam miliona dollarë në banka, por nuk mund të blej shëndetin dhe të shpëtojë jetën.

Kam familjen time dhe miliona ndjekës në gjithë botën, por tani jam plotësisht i vetëm. E jetova jetën në mënyrë të gabuar dhe nuk dua që kjo t’ju ndodh edhe juve.

E keqja është gjurmimi i pashpirt dhe obsesiv pas thesarit të arit, që nuk ka fund dhe nuk ekziston. E keqja është kur mundohemi ta blejmë gëzimin, por kjo është vetëm një iluzion.”

Ndalu dhe mendo pak…

Si është e mundur që një njeri me plot “adhurues” të na thotë “… tani jam plotësisht i vetëm.”?

Si është e mundur qe një njeri i suksesshëm të na thotë “…e jetova jetën në mënyrë të gabuar”, pas gjithe atij “suksesi”?

Ne prapë synojmë të bëhem si ata, kur pikërisht ata janë të cilët po na tërheqin vërejtjen nga kjo “mënyrë e të jetuarit”.

Çka nëse këtë “sukses” të cilën po e synojmë është vetëm një “iluzion”? Po të ishte e vërtetë, ne nuk do dëgjonim këto fjalë nga këta të “suksesshmit”.

Tony Scott, regjisor i njohur, bën vetëvrasje në moshën 68 vjeçare.

Robin Williams, komedian i njohur, bën vetëvrasje në moshën 63 vjeçare.

Ernest Hemingway, shkrimtar i njohur, bën vetëvrasje në moshën 61 vjeçare. Lista vazhdon…

Pse ky “sukses” nuk i bëri të lumtur këta njerëz? Pse nuk arritën të jenë stabil në jetë?

Padyshim se kishin një hapësirë të cilën mendonin se mund ta plotësojnë duke e “jetuar jetën”, ky ishte qëllimi i tyre, por siç e shohim, nuk ishte përgjigja e duhur!

Qëllimi duhet të jetë më madhështor. Suksesi në punë të dobishme duhet të jetë MJET e jo QËLLIM.

Mos të lejojmë që “zbukurimet” e ndryshme të na zhvendosin nga fokusi jonë kryesor…”

Enis Presheva

Artikulli paraprakFeja dhe teknologjia: Ajo që do të ndodhë këtë vit me Haxhin në Mekë, është e paprecedentë
Artikulli vijuesIslamofobja shqiptare në Amerikë sulmon gratë muslimane