Fëmija dy vjeçar vret me armë nënën e tij

Një djalë dyvjeçar ka qëlluar për vdekje me armë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Milwaukee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur gruaja po udhëtonte në një automjet bashkë me të birin.

Rasti vjen ndërkohë që dy muaj më parë, një nënë u qëllua në rrethana të ngjashme në Florida.

Departamenti i Milwaukee se gruaja 26 vjeçarja vdiq në vend pasi u qëllua me armë.

Fëmija ishte ulur në ndenjësen e pasme të automjetit kur kapi armën dhe qëlloi nënën, e cila drejtonte automjetin.

Babai i fëmijës tha se makina ishte në pronësi të të dashurit të vajzës së tij. Askush tjetër nuk është lënduar në këtë incident.

Artikulli paraprakGazetari maqedonas Bozhinovski në burg trajtohet si pjesëtar i UÇK-së
Artikulli vijues“Daja”, boss i tokave