OKB: Në Siri janë vrarë 34 fëmijë

Kombet e Bashkuara thonë se 34 fëmijë janë vrarë në Siri, prej se ka hyrë në fuqi armëpushimi ndërmjet forcave të presidentit, Bashar al-Asad, dhe grupeve opozitare, transmeton REL.

Armëpushimi kishte hyrë në fuqi më 12 prill.

E dërguara speciale e OKB-së për fëmijë dhe konfliktin e armatosur, Radhika Kumarasvami, nëpërmjet një kumtese, tha se vrasjet kanë ndodhur “përkundër vendosjes së monitoruesve të armëpushimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së” dhe ka kërkuar që të gjitha palët në konflikt “të përmbahen nga taktikat e pakontrolluara, që kanë rezultuar me vrasje dhe plagosje të fëmijëve”.

Nga ana tjetër, Vëzhgimi Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër, tha sot se luftëtarët opozitarë kanë vrarë së paku 12 ushtarë qeveritarë, gjatë luftimeve të rënda në provincën lindore Deir al-Zor.

Ky grup, poashtu, ka raportuar se 10 vetë janë vrarë sot nga predhat në provincën veriore Idlib./koha/kohaislame

Artikulli paraprakZbulohen të dyshuarit e vrasjes së pesëfishtë në Maqedoni
Artikulli vijuesCfarë duhet të dinë prindërit për shëndetin e fëmijës të tyre