Këtë ngjarje na e rrëfen Imam Ahmedi (Allahu xh.sh. e mëshiroftë). Ai thotë:
Ishte një fëmijë që nuk i kishte mbushur ende dhjetë vjetë. Sa herë që falej në xhami qëndronte në rreshtin e parë pas imamit…
Gjatë leximit e ngrinte zërin lart, sidomos kur imami këndonte suren Fatiha – Elhamin. Fëmija me zë të lartë thoshte – Amiiiiiiiiin… – saqë i nevrikoste edhe namazfalësit. Imami nuk e ndërronte metodën e tij, me të përfunduar namazi e nxirrte fëmijën nga xhamia dhe as që i fliste. Një herë sapo e përfundoi imami namazin e kapi fëmijën e vogël përdore dhe e pyeti: Pse po vepron në këtë mënyrë?
Si mendoni ju se iu përgjigj fëmija? Fëmija ia ktheu imamit: Shtëpia ime është afër xhamisë dhe dy prindërit e mi nuk falin namaz asnjëherë, kështu që unë e ngre zërin lart, që ata ta kuptojnë se unë po falem e të vijë të falet edhe ai. Imami tha: M’u rrëqeth trupi kur dëgjova fjalët e atij fëmije. Imami dhe disa namazli u morën vesh që sa herë të shkojnë edhe ta këshillojnë atë njeri për faljen e namazit…
Shkuan dhe e këshilluan njeriun, e njoftuan për rëndësinë e namazit, për rrezikun e mosfaljes dhe për ndëshkimin në botën tjetër. Imami thotë: Pasha Allahun, prindit të atij fëmije pas asaj këshille nuk i ka ikur asnjë namaz dhe çdo obligim e falte në xhami me xhemat.
SubhanAllah, në vend që prindi ta këshillojë fëmijën për namazin, ndodh e kundërta.
O Allah, furnizoji të gjithë muslimanët me fëmijë të hajrit, të cilët do të bëhen shkak për futjen e familjarëve të tyre në Xhennet. Allahumme Amin.