Mbulohen statujat e zhveshura në Romë, hatri i presidentit iranian

Statuja nudo e perendeshes së bukurisë Venus e cila daton nga shekulli i dytë para eres sonë mbulohet me vel ( mbulesë) për „ të mos u ndier i fyer presidenti Iranian“.

Muzeu Capitoloni në Romë „ statujat e zhveshura“ i vesh me mbulesë për 17 miliardë euro

Në Romë diskutohet rreth mbulimit të “statujve të zhveshura” për Rouhanin, presidentin e Iranit.

Veprim i cili shkaktoi polemika në mesin e opozitës, e cila e konsideroi atë „ heqje dorë nga identiteti kulturor i vendit” dhe “një mënyrë per t’i bere qejfin mysafirit iranian për interesa ekonomike.”

Aktivistët thanë që kjo përpjekje e zyrtarëve italianë që statujave për ti veshur me “vel” ( mbulesë) erdhi për të parandaluar sikletet e presidentit iranian, i cili me delegacionin e tij shoqërues ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi midis dy vendeve dhe kontratat me vlerë më shumë se 17 miliardë euro.

Artikulli paraprak109 ushtarë rusë të vrarë në Siri që nga fillimi i sulmeve
Artikulli vijuesFëmija që bërtiste në namaz