Në mungesë të liderëve politikë shqiptar u shënua 15 vjetori i fillimit të luftës në Sllupcan të Kumanovës. Kryetari i komunës së Likoves, Sadulla Duraku arsyetoi mungesën e drejtuesit të BDI-se me krizën politike.
Kryetari Duraku dërgoi mesazh edhe për zgjedhjen e krizës politike.
Edhe pse kryetari Ahmeti nuk ishte i pranishëm, atje ishin ministrat e ri të kabinetit qeveritar, kurse familjarët e dëshmorëve kishin një mesazh për ta.
Komuna e Likoves ishte një ndër zonat më të prekura nga konflikti i armatosur, kurse pikërisht në Sllupcan më 2 maj të vitit 2001, Ushtria Çlirimtare Kombëtare shpalli zonën e parë të lirë.
Një vajzë e vogël, përmes një poezie ka bërë “hor” partinë në pushtet dhe politikanët shqiptarë.