Ishte vullneti i Zotit xh.sh. që Faraoni të mbytej e më pas trupi i tij të nxirrej nga thellësitë e detit, për të qenë një dukuri e cila do të habiste shkencëtarët bashkëkohorë.
Kjo sepse trupi i Faraonit vazhdon të jetë ashtu siç ka qenë. Shkencëtarët që patën rastin dhe shansin të bëjnë autopsinë e kufomës së tij janë habitur shumë nga fakti se si trupi i tij ka dalë në sipërfaqe nga thellësitë e detit pasi ishte mbytur prej shekujsh dhe arriti deri në ditët tona.
Për këtë gjë flet Kurani në një ajet madhështor.
Allahu i Madhërishëm thotë: “Sot po të shpëtojmë ty (po të nxjerrim prej detit) me trupin tënd (të vdekur), që të shërbesh si argument për ata që vijnë pas teje. Vërtetë, ekziston një shumicë njerëzish që nuk hulumtojnë argumentet Tona.” (Junus 92).
Pyetja që ngrihet natyrshëm në këtë pjesë është: Kush e lajmëroi Pejgamberin a.s. për këtë fakt metafizik, të fshehtë?
Pa dyshim se ai që e bërë këtë është Allahu i Plotëfuqishëm.
(Islampress)