Ferid Agani: gati e thirra prokurorinë e për prishjet në Kardiologjinë Invazive

Prishjet e gypit katodik në Kardiologjinë Invazive e kanë nervozuar aq shumë ministrin e Shëndetësisë Ferid Aganin, sa që gati e kishte lajmëruar Prokurorinë e Shtetit për të nisur një hulumtim nëse prishja është bërë qëllimshëm.

Së paku kështu ka thënë ministri Agani në një takim para anëtarëve të Komisionit të Shëndetësisë, ku ka shprehur dilemat e tij për prishje të qëllimshme. “Kam dashur ta lajmëroj Prokurorinë e Shtetit, dhe t’i them ‘shkoni dhe hetoni pse ka ndodhur kjo prishje’”, ka thënë ministri Agani para deputetëve. Ai është shprehur se prishja ka ndodhur në një moment kur invaziva është furnizuar me stenta më mirë se asnjëherë më parë, gjë që ky shërbim do të mund të funksiononte si më së miri.

Ndërkohë, në QKUK konfirmojnë se aparatura nuk është rregulluar ende, ndonëse kanë filluar procedurat për rregullimin e gypit katodik, që është një pajisje mjaft e shtrenjtë dhe ndër kryesoret që i takon aparaturës së invazivës

Artikulli paraprakEdukimi dhe punësimi, dështimet e Qeverisë
Artikulli vijuesGjykata anuloj dënimin e plakut që shkoi në shtrat me 11-vjeçaren