Para pak çastesh në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj një qytetarë rreth moshës 45 vjeçare është hedhur nga ndërtesa.
Nga vendi i ngjarjes bëhet e ditur se aktualisht në këtë ndërtesë nuk janë duke u zhvilluar punimet dhe sipas deklaratës së rojes së objektit ky qytetarë ka ardhur nga rruga e pasme, është ngjitur lart në ndërtesë në katin e tretë dhe është hedhur nga kati i tretë.
“Kemi vetëm informata se qytetari nuk është ndonjë punëtor i këtij objekti dhe sipas dëshmitarëve ishte një tentim vetëvrasje. Tani jemi këtu në vendin e ngjarjes dhe me ekipet tona jemi duke u marrë me rastin” ka thënë mojori i policisë Basri Shabani.