Erdoğan: "Dënimin me vdekje do e kalojë"

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se “Pavarësisht se kemi qenë të ekspozuar nga shumë tradhti dhe sulme, ne nuk e kemi humbur kurrë gjakftohtësinë, guximin dhe vendosmërinë tonë. Pavarësisht kurtheve ekonomike që na kishin vendosur në objektiv nga brenda dhe jashtë, ne nuk kemi devijuar dhe nuk kemi mbetur mbrapa nga qëllimet tona,” raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Recep Tayyip Erdoğan, ka mbajtur një fjalim në ceremoninë e hapjes së Kampusit Arsimor Profesional Hacı Sevim Yıldız, në rajonin Inegöl të qytetit Bursa të Turqisë.

Duke vënë theksin se kanë vendosur në shërbim projekte për të ardhmen e këtij qyteti, dhe që është edhe lokomotiva e rajonit, Erdoğan, ka shtuar se sot qyteti Bursa bashkë me rajonet e tij ndodhet në një pozicion shumë më ndryshe në krahasim me 14 vite më parë.

Ndër të tjera Erdoğan ka theksuar se rajoni İnegöl shquhet kryesisht për famën e tij në mobileri dhe se vitin e kaluar ka kontribuar në eksportet e vendit me rreth 800 milionë dollarë.

Në fjalimin e tij duke u shprehur se “nëse çështja e dënimit me vdekje vjen në rendin e ditës në parlament unë si president e miratoj në momentin që ajo kalon nga Asambleja e Përgjithshme”, Erdoğan ka theksuar se “Unë këtë e kam deklaruar. Disa perëndimorë shprehen që ‘pse ju e artikuloni këtë?’ Mos vallë duhet të marrim leje nga ju? Gjaku i dhjetëra mijërave dëshmorëve tanë të rënë deri në ditët e sotme do të mbetet pa u përgjigjur askush? Sot një pjesë e madhe e botës ka ende këtë zbatueshmëri. Për këtë arsye edhe ne nuk mund të lëmë gjakun e atyre dëshmorëve tanë pa kërkuar llogari”.

“Do të bëjmë atë që është e nevojshme në Rakka kundër DEASH-it”

Ndërsa në lidhje me Operacionin “Mburoja e Eufratit” Erdoğan ka vlerësuar se “Tani na thonë që ‘mos shkoni’ në El Bab. Jemi të detyruar të përparojmë dhe shkojmë atje. Pse? Sepse aty duhet të përgatisim një zonë të pastruar nga terrorizmi. Nëse forcat e koalicionit janë të gatshme të veprojnë bashkërisht do të bëjmë atë që është e nevojshme edhe në Rakka kundër DEASH-it. Por jo bashkë me PYD-në dhe YPG-në. Bashkë me Amerikën dhe forcat e koalicionit. Nuk do të marrim në krah organizatat terroriste”.

Pasi ka theksuar se vazhdojnë luftën kundër FETO-s pa toleruar kurrë nga ligji dhe drejtësia Erdoğan, është shprehur: “Por kjo organizatë terroriste e pabesë po abuzon madje edhe me ndjeshmëritë tona. Çfarë thonë, se janë bërë kërkesa që ‘ti hiqet viktimizimi’. Çfarë janë këto? Çfarë viktimizimi? Kush do të zgjidhë viktimizimin e familjeve të 241 dëshmorëve dhe familjeve të 2.194 veterinarëve? Me çfarë fytyre vini dhe e shprehni këtë? Ne e kemi shprehur, të jepen vendimet në mënyrë të drejtë, brenda ligjit”.

Artikulli paraprakTallen me Trumpin, me billbord në gjuhën arabe
Artikulli vijuesEgjipt, konfirmohet dënimi me burg prej 20 vitesh për Muhamed Mursim