Anëtari i kryesisë së LDK-së në Malishevë Fetah Rudi ka deklaruar për herë të parë emrin e personit i cili sipas tij ka dhënë urdhrin për vrasjen e tij.
Ai në emisionin “Republika” me Dardan Gashin, në Tribuna Channel, duke folur për tentim vrasjen që i është bërë, ka pohuar se Avni Zogaj, i njohur si dëshmitari X në rastin “Kleqka” i ka rrëfyer Fetahut se urdhrin për vrasjen e tij e ka dhënë Fatmir Limaj.