Në Kosovës 5300 nxënës sot i nënshtrohen testit PISA

Sot në 225 shkolla të Kosovës me 5300 nxënës mbahet testi i vlerësimit ndërkombëtar PISA. Sipas MASHT-it kjo është një ngjarje me rëndësi për sistemin e arsimit në Kosovë.
 
MASHT ka kërkuar nga drejtorët Komunal të Arsimit, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, nxënësit, koordinatorët komunal, koordinatorët e shkollave, administruesit e testit dhe prindërit të mobilizohen në përkrahje të këtij procesi të rëndësishëm për shtetin.
 
“Në këtë fazë të organizimit të testit PISA është me rëndësi te veçantë të bëhet një administrim profesional dhe i cilësisë së lartë. Gjithashtu është me rëndësi që të gjithë nxënësit e përzgjedhur të marrin pjesë në këtë vlerësim të rëndësishëm ndërkombëtar në të cilin Kosova merr pjese për herë të parë së bashku me 72 vende të botës”, thuhet në një njoftim nga Ministria e Arsimit.
 
Kjo e fundit iu dëshiron të gjithë nxënësve suksese në këtë test, ndërkaq administruesve një punë të palodhshme për t’u siguruar që procesi të shkojë siç është planifikuar nga Divizioni për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim në MASHT.kohaislame
Artikulli paraprakShtohet dhuna në familje në rajonin e Pejës
Artikulli vijuesSipas shtypit grek Rama ka marrë dritën jeshile nga SHBA dhe BE