FIFA mund të ndryshojnë vendimet për Kupën e Botës 2018 dhe 2022

Kryetari i Komisionit të Inspektimit FIFA-s Domenico Scala, njoftoi se mund të ndryshohen vendet pritëse në Kupën e Botës 2018 që do të organizohet në Rusi dhe ajo që do të mbahet në Katar në vitin 2022
 
Kryetari i Komisionit të Inspektimit FIFA-s Domenico Scala, njoftoi se mund të ndryshohen vendet pritëse në Kupën e Botës 2018 që do të organizohet në Rusi dhe ajo që do të mbahet në Katar në vitin 2022, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Scala në një deklaratë në gazetën Sonntags Zeitung ka theksuar se pas hetimeve me pretendimet për korrupsion në FIFA dhe pas njoftimit të dorëheqjes së Presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, Rusia dhe Katari përballen me rrezikun për të humbur statusin e vendit pritës të Kupës së Botërorit 2018 dhe 2022.
 
Zyrtari i FIFA-s u shpreh se kur krijohet lidhja për ryshfet dhe korrupsionin në FIFA në lidhje me vendin pritës mund të ketë ndryshime në vendimet e dhëna për botërorin 2018 dhe 2022.
 
Ai ka theksuar se në kuadër të hetimeve nëse do të qartësohet se janë blerë votat nga Rusia dhe Katari vendimet për vendet pritëse do të jenë të pavlefshme. Scala gjithashtu ka rikujtuar se ende nuk janë vërtetuar provat në lidhje me këtë drejtim.
 
Në një operacion të ndërmarrë në Zvicër më27 maj u arrestuan zyrtarë të lartë të FIFA-s, dhe në lidhje me këtë është nisur një hetim në lidhje me vendimin për vendin pritës të Kupës Botërore 2018 dhe 2022.
Artikulli paraprakHoxha që kandidon për këshilltar bashkiak: citon Edi Ramën për arsyen e përfshirjes në politikë
Artikulli vijuesUshtria e Serbisë dëmshpërblen kompaninë Buçaj me 265 mijë euro për plaçkë lufte