Ronaldo, lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Trajneri i Valencias, Nuno Espirito Santo, e ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.
Para përballjes me Real Madridin, trajneri i Valencias, Nuno Espirito Santo, e ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon.

“Ai është një makinë perfektë e golave, ai është lojtari më i mirë në historinë e futbollit”, tha Nuno në konferencë për shtyp para takimit.

“Sidoqoftë, ne nuk kemi frikë nga ai e as nga Real Madridi. Kjo fjalë nuk ekziston në futboll. Ne mendojmë se mund ta mposhtim secilën skuadër, ne kemi një dinamikë perfekte në ndeshjet në shtëpi”, përfundoi Nuno.

Artikulli paraprak71 vjet nga Konferenca e Bujanit
Artikulli vijuesArestohen dy ushtarë të KFOR-it në qendrën e Shkupit