Fiku dhe ulliri ushqim dhe ilac

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina.

Studimet e bëra kanë vërtetuar se fiku përmban një përqindje të lartë lëndësh ushqyese dhe vitamina. Është bërë e qartë se fiku është një frut kalorik që ekuilibron e shmang aciditetin e trupit të njeriut…

Është i pasur me burime natyrale të vitaminave A, B, C dhe përmban një përqindje të pasur e të lartë të lëndëve ushqyese, sidomos elementet hekur, kalcium, bakër. Përqindja e sheqerit tek fiku zë 19% të peshës së tij, dhe për këtë çdo 100 gr. fiq i jep fuqi e nxehtësi trupit rreth 70 sa’ren.

Është i dobishëm për gratë shtatzëna gjidhënëse, ndërsa në aspektin kurativ fiku është i dobishëm, mbrojtës e shërues i sëmundjeve të aparatit tretës, kapsllëkut, sëmundjet e gojës e mishit të dhëmbëve. Është vërtetuar shkencërisht se infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë ndihmon diuretikët e pastrimin e gjakut. Po të konsumohet esëll konsiderohet si një medikament i mrekullueshëm për rastet e kapsllëkut të përkohshëm, sepse përmban lëndë pastruese.

Përdorimi i brendshëm – Në rastet e kapsllëkut të përkohshëm veçanërisht tek të moshuarit, përdoret infuzioni (ekstrakti) i fikut të thatë 3 kokrra në një gotë uji të ftohtë në mëngjes esëll e një tjetër para se të shkohet për të fjetur.

Përdorimi i jashtëm – Për inflamacione të laringjitit, rrugët e frymëmarrjes përdoret infuzioni i fikut si gargarë 3 herë në ditë. Për djegiet e lehta vendosen copa fiku pasi të jenë prerë në rripa tek vendet e dëmtuara e lidhen me një fasho të pastër, e cila ndërrohet mëngjesin e ditës në vijim. Për ulçerat e plagët e këqija vendoset fik i thatë i zier mbi plagë duke e lidhur me fasho me kusht që të ndërrohet 3 herë në ditë. Kjo kurë vazhdon për 4-6 ditë derisa të shmanget pisllëku plotësisht.

Vaji i ullirit shërben si ilaç për mëlçinë, kuron parazitët në stomak dhe shëron kapsllëkun. Vaji i ullirit ka gjetur përdorim si pomadë për kurimin e rënies së flokëve e disa lloje sëmundjesh lëkure. Arabët e kanë njohur vlerën dhe dobitë e pemëve të ullirit që jetojnë rreth 2000 vjet. Kjo pemë është përzier me hurmat me pseudonimin pema e arabëve si në ushqim ashtu edhe në shërim.

Studimet kanë vërtetuar se ulliri përmban përqindje të lartë të ujit rreth 30%, vaj nga 15-50%, lëndë proteinore rreth 5%, karbohidrate rreth 10%, kripëra minerale, më të rëndësishmet fosfor, hekur dhe kalcium. Gjithashtu në të gjenden vitamina A me sasi të mëdha, vitaminë B e pasur me lëndë minerale.

Vaji ka ngjyrë të verdhë që anon nga jeshilja me erë të këndshme ku për nga aspekti mjekësor konsiderohet i butë e i lehtë dhe i dobishëm për disa sëmundje të tëmthit, si dhe përdoret në prodhimin e disa lloje sapunësh e kremrash mjekësorë. Ndërsa gjethet e ullirit përmbajnë lëndë kapëse, ndër më të rëndësishmet Tanine, përdoret si gargare, forcuese e kundër etheve. Thuhet se gjethet e ullirit po të zihen vlejnë në parandalimin e gargarinës, gjithashtu është provuar shkencërisht se gjethet e ullirit kanë të njëjtat veti pothuajse, duke patur parasysh se në përmbajtjen e tyre ka hidhësirë.

Dihet se lënda e taninës që nxirret nga gjethet e ullirit përdoret në procesin e tharjes së lëkurave. Studimet e kryera nën kujdesin e Organizatës Botërore të Shëndetësisë kanë vërtetuar se vaji i ullirit i pajis përdoruesit e tij me 35% të nxehtësisë dhe shmang kolesterolin në qarkullimin e gjakut.

Për më tepër, vaji i ullirit ndihmon që njeriu të gëzojë shëndet të mirë, sepse ky vaj konsiderohet absolutisht më i miri pasi nuk mbetet në muret e arterieve dhe për më tepër ndihmon në shërimin e mëlçisë, aktivizon daljen e verdhëzës dhe pastron aparatin tretës.

Nëse trupi lyhet me vaj ulliri, ai fiton butësi të ndritshme dhe për këtë sapuni i cili ka në përbërjen e tij vaj ulliri konsiderohet më i vlefshëm për trupin. Kjo pasi është vërtetuar se vaji i ullirit është më i dobishëm sesa dhjami për shëndetin dhe më i lirë materialisht./lo

Artikulli paraprakPese ushqyesit qe ju nevojiten me shume
Artikulli vijuesRËNDËSIA E POZITËS GJEOGRAFIKE TË BOTËS ISLAME