Viti 2015, me sigurime shëndetësore

Viti 2015 do të jetë vit, kur qytetarët e Kosovës do ta kenë kartelën e sigurimeve shëndetësore, ka thënë ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani.

Edhe pse Ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007, ai asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi. Më vonë, ky ligj ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por, sipas ministrit Agani, me këtë projektligj parashihet që shëndetësia kosovare të financohet me 90 milionë euro më shumë në vitin 2015.

“Me 90 milionë euro buxhet më shumë në vitin 2015, ky do të jetë një injeksion financiar dhe do të jetë i kontrolluar mirë, i monitoruar nga organet e fondit të sigurimeve shëndetësore i cili do të jetë institucion publik që do të grumbullojë premiumet, pagesat e punëmarrësve dhe punëdhënësve dhe me përgjegjësi do të monitorojë shpenzimin e tyre”, deklaron Agani.

Ndërkaq, Arsim Çavdarbasha, ushtrues detyre i kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë së Financimit të Shëndetësisë në Ministrinë e Shëndetësisë, si parim të këtij projektligji përmend qasjen universale.kohaislame

Artikulli paraprakViti 2015, me sigurime shëndetësore
Artikulli vijuesVushtrri, vidhen 6616 euro në Postë