Filipine: Nga zjarri – 17 vetë humbën jetën

Në Filipine, 17 vetë raportohet se kanë humbur jetën në zjarrin që ka shpërthyer në një qendër tregtare të rrobave.

Zyrtarët thanë se shumica e viktimave në qytetin Butuan ishin gratë punëtore, që flenin në këtë ndërtesë.
Raportohet se tre vetë i kanë shpëtuar zjarrit, që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit, duke kërcyer nga kati i dytë i ndërtesës.
Nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa hetimet po vazhdojnë./BS/kohaislame

Artikulli paraprakNdërkombëtarët kërkojnë nisjen e dialogut për veriun
Artikulli vijuesFacebook hyn në bursë, brenda ditësh