Filloi projekti i Hashimit “Më katolik se Papa” – Thaçi takon Papa Françeskun

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Papa Françesku, në Vatikan

 

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot u takua me Papa Françeskun, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një njoftim zyrtar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Thaçi, në një audiencë private është pritur nga Papa Françesku, në Vatikan, ku presidenti i Kosovës u shpreh se po ky vend përfaqëson vlerat për të cilat është duke u angazhuar Kosova, si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca.

“Presidenti Thaçi, Atin e Shenjtë e ka njohur edhe për konsolidimin e brendshëm dhe të jashtëm të Kosovës si shtet, që ka arritur të tejkalojë faqen e hidhur të historisë së saj dhe është i kthyer nga një e ardhme në paqe, në stabilitet, në prosperitet për qytetarët e saj dhe për tërë rajonin”, thuhet në njoftim.

Duke vënë në dukje se Kosova është shembull në rajon dhe më gjerë për tolerancën dhe bashkëjetesën mes popujve të përkatësive të ndryshme fetare dhe etnike, Thaçi shprehu dëshirën që Vatikani të njohë shtetin e Kosovës sa më parë.

Përndryshe para dy jave Presidenti Thaçi provokoi myslimanët Kosovarë duke dhënë një intervistë për një gazetë austriake ku mes tjerash tha: “Populli i Kosovës duhet të bëhet më Katolik se Papa”.

Artikulli paraprakShoqata “NuN” në vizitë te familja në Gostivar e cila përloti ç’do njeri me ndjenja
Artikulli vijuesBaca Salih Kabashi çel iftar mbrëmë në stadium gjat ndeshjes Francë – Shqipëri