QSA Kumanovë përfundoi me sukses për vitin 2015 projektin “Bukë dhe shpresë”

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” bëri shpërndarjen e gjashtë për vitin 2015.

Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës.
Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se për këtë kategori shoqërore, QSA përkujdeset për këto familje në rrugë institucionale dhe sistematike, duke ua siguruar dhe bukën e gojës. Përveç kësaj, përmes projektit QSA synon vendosjen e komunikimit mes familjeve (kompanive apo donatorëve etj.) me familjet në nevojë, me synim të nxitjes së ndjenjës së solidaritetit dhe bashkëpunimit mes këtyre dy kategorive shoqërore.
Gajtë vitit 2015 QSA Kumanovë ka arritur të përfshijë 21 familje përfituese, falë përkrahjes së donatorëve të cilët kontribuan në realizimin e projektit.
Familjet përfituese të projektit “Bukë dhe shpresë” për vitin 2015 janë:
1. Isuf Shabani, familje gjashtë anëtarëshe, fsh. Llojan
2. Sabedin Zekiri, familje dy anëtarëshe fsh. Vaksincë
3. Elham Bajrami, familje tetë anëtarëshe, fsh. Vishticë
4. Nakshije Limani, familje katër anëtarëshe, fsh. Çerkez
5. Ferat Aliji, familje shtatë anëtarëshe, fsh. Mateç
6. Isuf Isufi, familje tre anëtarëshe, fsh. Mateç
7. Skender Nuhiji, familje gjashtë anëtarëshe, fsh. Likovë
8. Xhemail Latifi, familje katër anëtarëshe, fsh. Hotël
9. Raman Sulejmani, familje dy anëtarëshe, fsh. Hotël
10. IsmailHaki Selmani, familje katër anëtarëshe fsh. Sllupçan
11. Fadil Aliti, familje dhjetë anëtarëshe, fsh. Llopat
12. Adil Aliti, familje gjashtë anëtarëshe, Kumanovë
13. Turkesh Destani, familje shtatë anëtarëshe, Kumanovë
14. Bashkim Rashiti, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë
15. Bekim Aliti, familje pesë anëtarëshe, Kumanovë
16. Mevlide Asani, familje katër anëtarëshe, Kumanovë
17. Nerxhivane Demiri, familje tre anëtarëshe, Kumanovë
18. Ekrem Emrullahi, familje tre anëtarëshe, Kumanovë
19. Sadri Emini, familje dy anëtarësh, Kumanovë
20. Axhere Ademi, Familje pesë anëtarëshe, fsh. Nakushtak
21.Emine Saqipi , Familje dy anëtarëshe, fsh.Vaksincë
Përveç familjeve përfituese, QSA ka bazë të dhënash edhe të familjeve tjera, të cilat në bazë të vlerësimeve në bazë të kritereve tona, meritojnë të përfshihen në projekt, mirëpo në mungesë të mundësive financiare, fatkeqësisht nuk kemi arritur t’i përfshijmë ato familje në projekt.
Njëzet e një familjet përfituese, në kuadër të projektit nga shpërndarja e katërtë kanë përfituar këta artikuj, me sasitë përkatëse:
1. Miell, tip 400, 53 thasë
2. Vaj, 117 litra
3. Sheqer, 91 kg
4. Makarona, 103 pako
5. Krip, 21 kg
6. Sapuna, 78copë
7. Oriz, 39 kg
8. Shampo, 21 litra
9. Detergent 3 kg, 21 pako
10. Fasule, 39 kg.
Donatorët e projektit në fjalë, që po e mundësojnë realizimin e projektit janë:
1. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Gjermani
2. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Zvicër
3. Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit – Austri
4. Kompania ARK-B textyle, Kumanovë
5. Bliznak Promet, Kumanovë
6. Pluska, fsh. Hotël
7. Restorant dhe market Agimi, fsh. Mateç
8. Avdiji Dekor (Qemuran Avdiji) , fsh. Hotël
Sa i përket Miellit për këtë shpërndarje kanë qenë Bliznak promet si dhe ARK-B textyle Kumanovë.
Qendra e solidaritetit dhe avancimit në Kumanovë në emër të përfituesve, i falënderon donatorët për mbështetjen në realizimin e projektit “Bukë dhe shpresë”, gjithashtu QSA falënderon aktivistët e saj në terren, të cilët ndihmuan në realizimin e projektin në fjalë përmes kontributit të tyre fizik.
Projektin “Bukë dhe shpresë” QSA Kumanovë planifikon t’a realizojë edhe gjatë vitit 2016, andaj apelon tek njerëzit e vullnetit të mirë të cilët kanë mundësi materiale, të drejtohen tek QSA në Kumanovë, apo tek Qendrat tona në diasporë, për të orientuar kontributet e tyre.
Bashkë mund të bëjmë më shumë.
Solidarizohu dhe ti…!

 

Artikulli paraprakNë Gjevgjeli pati diskutim publik për refugjatët
Artikulli vijuesTaksitë e Gjevgjelisë të pangopur: Do ta vazhdojmë grevën