Në rast të pranimit të tyre, Kosova dhe Gjibraltari do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikimet për Kampionatin Botëror në vitin 2018.
Në kryeqytetin meksikan, Mexico City sot filloi Kongresi i 66-të i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e hapjes së Kongresit, që mbahet në Centro Banamexu në kryeqytetin e Meksikës, ishin të pranishëm presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, përfaqësuesit e 209 vendeve anëtare të federatës, si dhe shumë mysafirë.
Në Kongres do të flitet për reformat në udhëheqje, do të mbahet edhe votimi për anëtarësimin e Kosovës dhe Gjibraltarit në FIFA. Në rast të pranimit të tyre, Kosova dhe Gjibraltari do të fitojnë të drejtën e pjesëmarrjes në kualifikimet për Kampionatin Botëror në vitin 2018, që do të mbahet në Rusi. Në Kongresin e 40-të të UEFA-së, që u mbajt në Budapest, kryeqytetin e Hungarisë, Kosova u bë anëtarja më e re e UEFA-s.