Ukrainë: Nga predhat e separatistëve është vrarë një ushtar

0
141
A pro-Russian rebel guards a captured former Ukrainian Army checkpoint outside Vuhlehirsk, Donetsk region, eastern Ukraine, Thursday, Feb. 5, 2015. The rebels have closed in around the town in a strategy they triumphantly refer to as the Debaltseve cauldron. Separatists recently burst through government lines in the rural settlement of Vuhlehirsk. (AP Photo/Vadim Braydov)

Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka njoftuar sot se një ushtar i saj është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur, gjatë 24 orëve të kaluara, derisa separatistët e mbështetur nga Rusia, i kanë goditur me predha pozicionet e pjesëtarëve të sigurisë së qeverisë së Ukrainës në rajonet lindore, Luhansk dhe Donjeck.

Në njoftimin e ministrisë theksohet se prej mëngjesit të djeshëm, separatistët i kanë sulmuar 27 herë pozicionet e ushtrisë. Ushtria ishte përgjigjur me zjarr në 11 raste.

Ushtria e Ukrainës pretendon se këto shkelje të armëpushimit nga ana e separatistëve, i kanë shklatërruar planet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE) dhe të përfaqësuesve të Kombeve të Bashkara, për vizitën e qyteteve Travneve dhe Hladosove.

Në këto vizita synohej vlerësimi i situatës humanitare në këto dy qytete, që janë afër vijës së forntit në rajonin Donjeck.

Prej prillit të vitit 2014, gjatë këtij konflikti në pjesën lindore të Ukrainës, janë vrarë më tepër se 10 mijë vetë.