Fillon largimi i refugjatëve nga Idomeni

0
225

Autoritetet greke filluan evakuimin e migrantëve nga kampi i refugjatëve Idomeni në kufi me Maqedoninë, njofton TVM2.

Tetë autobusë kanë dërguar dje rreth 400 migrantë nga kampi Idomeni drejt qendrave për sistemim bën të ditur policia greke. Ndërsa sot janë dërguar dhjetë autobusë për transferim të migrantëve.

Filliminsht po transferohen familjet me fëmijë. Sipas të dhënave zyrtare, në Idomeni këtë mëngjes ka pasur 11.603 persona. Presj se në fillim të marsit kufiri i Maqedonisë ishte mbyllur, në kamp grumbulloheshin gjithnjë e më shumë migrantë.

Ndërkohë njoftohet se vazhdon tendenca e pakësimit të valës së migrantëve që vjnë nga Turqia drejt ishujve grekë, tër kjo si rezultat i ndërprerjes së rrugës ballkanike nëpër të cilën kalonin migrantët.

Në qendrën në Tabanoc mbeten 1038 emigrantë, njoftoi drejtuesi Stojanovski.