Këshilli Opozitar: Më 9 maj protestë kundër padrejtësive dhe proceseve të montuara ndaj shqiptarëve

Këshilli Opozitar ka marrë iniciativë për organizmin e një proteste gjithëpopullore shqiptare.

“Protesta do të mbahet më 9 maj (në ditën e përvjetorit të ngjarjeve të Kumanovës, por edhe në Ditën e Evropës), ndërsa ajo do ta ketë për synim ta sensibilizojë opinionin shqiptar, por edhe gjithë opinion tjetër vendor dhe ndërkombëtar, për padrejtësinë që u është bërë në vazhdimësi shqiptarëve, si dhe për të shprehur kundërshtimin ndaj të gjitha proceseve të montuara që janë realizuar gjatë gjithë kësaj kohe ndaj shqiptarëve në këtë vend. Protesta do të jetë pa emblema partiake dhe vetëm me flamur kombëtar shqiptar. Përkitazi me këtë Këshilli Opozitar i fton subjektet politike opozitare shqiptare, organizatat joqeveritare, studentët dhe rininë shqiptare, familjet e të prekurve nga këto procese të montuara, personalitetet e jetës publike, por edhe gjithë popullin shqiptar në Maqedoni, që t’i bashkohen kësaj thirrjeje. Për aktivitetet e mëtejme rreth organizimit të protestës opinioni do të informohet në kohë”, thuhet në kumtesën e Këshillit Opozitar.

Artikulli paraprakFillon largimi i refugjatëve nga Idomeni
Artikulli vijuesRrugët e shqiptarëve në gjendje të mjerueshme, për qentë e maqedonasve “WC” barok (Foto)