Fillon Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik

Fillon në Pallatin e Kongreseve në Stamboll Samiti i 13-të i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik. Në këtë Samit marrin pjesë liderët e mbi 30 shteteve të ndryshme të cilat janë anëtarë të kësaj organizate, raporton Anadolu Agency (AA).

Liderët të cilët marrin pjesë në këtë Samit kanë filluar që në orët e para të mëngjesi të mbërrijnë në ambientet e Pallatit të Kongreseve në Stamboll. Ata janë pritur nga Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Presidenti Erdoğan i ka pritur liderët e ardhur në ambientet hyrëse të Pallatit të Kongreseve, në vendin ku ishte vendosur edhe një platformë me flamujt e vendeve pjesëmarrëse. Pas pritjes së liderëve, ceremoni e cila zgjati rreth një orë e gjysmë, të pranishmit kanë realizuar edhe një foto familjare.

Artikulli paraprakShkak i erërave të forta në kryeqytet, bien blloka nga ndërtesat dhe këputen telat e rrymës
Artikulli vijuesPolicia bastis zyrat e Mosak Fonseka-s