Ish-ministri Ferati nuk përmend afat se kur do të hapet ura në Mitrovicë

Ish-ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ka vlerësuar se integrimi i veriut do të jetë proces i pashmangshëm.

Ferati që është deputet nga radhët e LDK-së thënë në një intervistë për “Epokën e re” se nuk ka asnjë dilemë se do të shtrihet autoriteti i Prishtinës në çdo pjesë të Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se ura mbi lumin Ibër do të hapet.

Sipas tij, kjo çështje deri më tani është mbajtur në tensione për efekte mediale nga serbët, për ta krijuar përshtypjen se gjendja nuk është normale.

Ferati ka folur edhe për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka theksuar se nëse ky asociacion formohet sipas Kushtetutës dhe ligjeve, nuk e rrezikon shtetësinë e Kosovës dhe s’ka vend për shqetësim.

Artikulli paraprakTurqi: Aksident me fatalitet i autobusit të nxënësve
Artikulli vijuesForumi për Investime dhe Tregti mbedh mbi 100 biznese