Fillon sesioni 167 i Këshillit të Ministrave të OPEC-ut në Vjenë, pritet rritje e çmimit të naftës

Në selinë e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) në Vjenë, filloi sesioni i167 i  Këshillit të Ministrave, ku ministrat përkatës nga 12 shtetet anëtare do të shqyrtojnë situatën aktuale në tregun global të këtij burimi të energjisë, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Pak para fillimit të seancës, gazetarëve iu drejtua ministri irakian i naftës, Adil Abdul Mahdi, i cili tha se gjatë seancës do të diskutohet mbi rritjen e kuotave të prodhimit të naftës, duke shtuar se çmimi i një fuçie të naftës deri në fund të këtij viti duhet të jetë 75 dollarë për fuçi. Çmimi aktual i naftës së papërpunuar është pak nën 60 dollarë.
 
Ministri iranian, Namdar Zabgeneh tha se Teherani pret heqjen e sanksioneve dhe kthimin në tregun global të burimeve të naftës me një rritje të konsiderueshme në prodhimin e naftës. Në anën tjetër, Ministri i naftës së Kuvajtit, Saleh Al-Omar tha se Kuvajti është i angazhuar për ruajtjen e kuotës aktuale të prodhimit të naftës në botë për shkak se çmimet e naftës në përgjithësi rriten dhe nuk ka nevojë për ndërhyrje të tilla si rritja e prodhimit në nivel global.
 
Kryetari aktual i OPEC-ut dhe ministri i Energjisë dhe Industrisë së Katarit, Mohammed bin Saleh Al-Sada në deklaratën e hapjes së Këshillit të Ministrave të OPEC-ut, tha se që nga seanca e fundit të Këshillit të Ministrave të organizatës në nëntor të vitit të kaluar në tregun e naftës kanë ndodhur ndryshime të shumta dhe se si rezultat i kësaj çmimi i fuçisë së naftës nga nëntori deri në janar të këtij viti ka rënë nga 77 në 45 dollarë amerikanë. Duke theksuar se tregu ekonomikë globale, pavarësisht nga të gjitha krizat, ka shenja pozitive dhe inkurajuese, Al-Sada ka thënë se në vitin 2015 pret rritjen ekonomike globale me 3.3 përqind.
 
Al-Sada kujton se në vitin 2014 është regjistruar kërkesa mesatare ditore prej një milion fuçi naftë, dhe pritet që kërkesa në këtë vitin të rritet në 1.2 miliardë fuçi.kohaislame
Artikulli paraprakVihet në rrezik shtetësia e gazetares që protestoi në Berlin kundër Sisit
Artikulli vijuesQeveria Greke: Të papranueshme kushtet nga Brukseli