Financial Times: Akuzon revistën Charlie HEBDO, si të marrë dhe provokative

Redaktor i Financial Times Evropa ka akuzuar Charlie HEBDO, gazetën franceze satirike e cila u sulmua nga persona të armatosur të mërkurën, si “shumë fyese ndaj Muslimanëve”.

Në një shkrim të publikuar si opinion vetëm disa orë pasi 12 njerëz u vranë në sulmin e Parisit, Tony Barber tha se “Charlie HEBDO ka një histori të gjatë të talljes, fyerjes, dhe provokimit tneedling muslimanëve francezë,” duke shtuar: “Franca është vendi i Volterit, por edhe shumë shpesh marrëzitë editoriale kanë triumfuar në Charlie HEBDO. “

Duke iu referuar revistës që rregullisht tallej dhe argëtohej me udhëheqësit fetarë dhe njerëzit e pushtetit, Barber e quajti gazetën të marrë “budalla” dhe me mungesë të “sensit të përbashkët”.

“Kjo nuk është për të nënvlersuar situatën dhe për të fal vrasësit, të cilët duhet të kapen dhe të dënohen, ose për të sugjeruar se liria e shprehjes nuk duhet të shtrihet në portretizimet satirike të fesë,” shkroi ai. “Është thjesht për të thënë se disa ndjeshmëri të përbashkëta do të të jenë të dobishme në botime të tilla si Charlie HEBDO, dhe në simotrën e saj të Danimarkës Jyllands-Posten, e cila për qëllim të arrijnë një goditje për liri provokojnë rëndë muslimanët, por në të vërtetë ata nuk arrijnë efekt pozitiv por vetëm sillen si të marrë.”

Tre persona të armatosur me shënjestër selinë e gazetës, të mërkurën në mëngjes, vranë 12 persona, duke përfshirë prej tyre 10 gazetarë. Sulmuesit, të cilët ishin filmuar duke ikur nga vendi i ngjarjes, mbeten të lirë, ndonëse një kërkim është duke u zhvilluar nga autoritetet franceze. Udhëheqësit botërorë ishin të shpejtë për ta dënuar sulmin, ndërsa shënjat “Je suis Charlie” janë postuar në internet dhe nëpër mediat sociale.

Në përgjigje të opinionit, Financial Times u përmbyt me komente, shumë prej tyre shumë kritike ndaj redaktorit.

Një komentues shkroi: “Edhe pse autori thekson se ai nuk i fal vrasjet, ai është, duke shkruar se stafit në revistë i mungonte kuptimi i ndjeshmërisë së përbashkët (vetëdija), duke lënë të kuptohet se viktimat ia sollën këtë vetes së tyre.” HuffPost/kohaislame.com

Artikulli paraprakSi të parandaloni përhapjen e sëmundjeve sezonale
Artikulli vijuesRedi Shehu : Të ndahet terrorizmi dhe Islami