Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry ka lavdëruar operacionet anti-terroriste të kryera nga autoritetet pakistaneze kundër talebanëve dhe tha se militantët talebanë nuk duhet të ndahen në të mirë dhe të këqinj, por se kundër tyre duhet luftuar sepse ata paraqesin kërcënim për Pakistanin, SHBA-të dhe tërë botën, raporton Anadolu Agency (AA). Në kuadër të ditës së dytë të vizitës zyrtare në Pakistan, shefi i diplomacisë amerikane me zyrtarët pakistanez ishte i pranishëm në seancën e dialogut strategjik 2 ndërmjet dy vendeve, ndërsa pas takimit me këshilltarin e kryeministrit të Pakistanit për çështjet e sigurisë dhe politikë të jashtme, Sartaj Aziz, mbajti një konferencë të përbashkët për gazetarë. “Pakistani ka arritur suksese të mëdha në operacionet kundër talebanëve në rajonin Vaziristan. SHBA planifikon të dhurojë 250 milion dollarë ndihmë për banorët e këtij rajoni dhe kthimin e tyre në shtëpi. Ushtria pakistaneze meriton lavdërime”, ka thënë Kerry. Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry theksoi gjithashtu nevojën për të intensifikuar bashkëpunimin dypalësh të Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit në fushën e shkëmbimit të informacioneve. Duke shprehur shqetësim rreth tensioneve aktuale në kufirin mes Pakistanit dhe Indisë, Kerry premtoi se SHBA do të bëjë gjithçka për të normalizua marrëdhëniet në rajon. “Rreptësisht e dënojmë sulmin terrorist të muajit të kaluar ndaj shkollës në Peshawar. Ky sulm ka përforcuar ambiciet tona të përbashkëta. Populli amerikan do të jetë gjithmonë pranë Pakistanit dhe popullit të tij”, ka përfunduar Kerry. – Aziz: Besojmë se SHBA do të bindë Indinë të fillojë dialogun me Pakistanin “Pa bisedime rreth çështjes së Kashmirit, nuk ka as dialog me Indinë. Besojmë se SHBA, si një faktor me ndikim në komunitetin ndërkombëtarë, do të bindë Indinë për domosdoshmërinë e dialogut me Pakistanin. India duhet të bindet që të bashkëpunojë me Pakistanin me qëllim të krijimit të stabilitetit dhe prosperitetit në rajon”, ka thënë Sartaj Aziz. Zyrtari pakistanez ka thënë se rrjeti pakistanez Hakkani në Vaziristanin Verior ka pësuar humbje të mëdha në operacionet e fundit të forcave të sigurisë dhe se nuk ka më kapacitet të veprojë në Afganistanin fqinj. Ai shtoi se për kthimin e popullsisë në Vaziristan nevojiten 1,5 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për popullsinë që gjatë operacioneve të fundit u larguan në pjesët e tjera të vendit.
You Might also Like
Kerry: Heqim dorë nga sulmi nëse dorëzohen armët kimike
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry deklaroi sot nga Londra se sulmi ushtarak kundër Sirisë…
By
Redaksia
1 Min Read
Egjipt: Presidenti Mursi dhe opozita në kurs konfrontimi
Për shkak të trazirave qeveria do t'i japë kreut të shtetit kompetenca të veçanta. Opozita…
By
Redaksia
2 Min Read
Davutoğlu: Dënime të ashpra për ato që ngrenë dorë ndaj grave
Kryeministri turk Ahmet Davutoglu ka dënuar ashpër sot vrasjen e një gruaje duke theksuar se…
By
Redaksia
2 Min Read
Pakistan: Kanë filluar bisdimet me talibanët
Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, thotë se bisedimet me kryengritësit talibanë në këtë vend, tashmë…
By
Redaksia
1 Min Read
Tre të vrarë dhe mbi 90 të plagosur në Afganistan
Të paktën tre persona janë vrarë dhe mbi 90 të tjerë janë plagosur nga një…
By
Redaksia
1 Min Read
Përgjohet edhe Erdogani, hetimet dhe sugjerimet e para
Shërbimi informativ turk ka nisur menjëherë hetimet përkatëse pas publikimit të lajmit për gjetjen e…
By
Redaksia
2 Min Read
