Deputeti i parlamentit të Kosovë, Fisnik Ismaili ka kritikuar ndërrimin e fotove të profilit duke e bërë hijezim flamurin e Francës, si formë përkrahje dhe solidarizimi pas asaj që ndodhi në Francë. Ai thotë se Kosova më shumë punë për të bërë ngase ne i kemi llom punët dhe mos ta harxhojmë energji produktive duke e lodhur veten me ndërrime fotosh.
Ky është postimi i tij i plotë në Facebook: “S’kam qitë flamur as kur e shkatërroi tsunami Japoninë, as kur ai tipi masakroi në Norvegji. As kur u ba hallakama në Gaza, as kur u ba tërmeti në Haiti, e as në çfarëdo tragjedie që ka ndodhë këtyne vjetëve, a në Darfur, a Burma, apo Liban, a kudoqoftë. As për 11 shtator nuk e kisha qitë, sikur të kish pasë Facebook në vjetin 2001.
Por kjo s’domethanë që nuk më dhemb për secilin rast, secilin moment, kur dëgjoj se një njeri i pafajshëm ka vdekë. Më dhemb, madje, aq shumë, sa që nuk shoh ngjyra ma, edhe për do ditë nxihet krejt rreth meje. Edhe badihava ndryshoj foto profili, apo shkruej statusa, kur tërmetet, tsunamit e tornadot kanë me vazhdue me shkatërrue shtëpi, e bishat kanë me vazhdue me terrorizue njerëz gjithandej nëpër botë.
Secili e ka mënyrën e vetë me u shprehë, edhe e ka të drejtën e vetë me iu gëzue apo hidhënue cilësdo ndodhi në botë, pavarësisht bindjeve politike, etnisë, besimit, gjinisë apo orientimit seksual.
Prandej, kur po ju shoh kah hupni vakt me debate të kota se kush kon duhet me e përkrahë, e qysh një mënyrë e të shprehunit është e gabueshme, sepse nuk i përmbahet naj rregulle të caktueme, me të vërtetë po më dhimbeni.
A e dini, more, sa punët e jueja i keni, Kosova llom, e ju shkoni mirreni me punë të hallkit, o hej? Dy ditë u morët me flamujt kuq e zi, edhe sari e mavi, tash me këtë, ku po gjeni nerva, pash krejt?
Me e pas çue krejt tanë këtë energji edhe kohë në gjana produktive, si me punue ma shumë, ose me protestue kundër të keqes në vendin tonë, punët i kishim shumë ma mirë.
Flamuri i vetëm që kam me e postue ndojherë në profil temin ka me vazhdue me qenë veç ai kuq e zi, sa herë që ka me iu dashtë vendit tim mbështetja, sepse e di që nuk përfundon veç me foto, por vazhdon duke i pervjelë mangët edhe grahë punës, qoftë në zyrë, në stadium a rrugë tuj brohoritë, apo në Kuvend.” /KohaIslame
You Might also Like
Çosiq: Serbia duhet në mënyrë të civilizuar ta dorëzojë Kosovën
Ai i cili në kohën e Miloshevicit kishte dashur ndarjen e Kosovës duke “e marrë…
By
Redaksia
2 Min Read
Hakerët kosovarë hakojnë Banken Greke
Epirusbank” nga Greqia ka rënë viktimë e hakerëve nga Kosova. Në faqen kryesore të kësaj…
By
Redaksia
0 Min Read
Nis viti i ri shkollor, 27 mijë fëmijë ulen për herë të parë në banga
Për herë të parë në bangat e shkollës do të ulen sot 27 mijë vogëlushë…
By
Redaksia
1 Min Read
Gruevski: Zaev kërkon që në Maqedoni të vriten mbi 1000 qytetarë si në Ukrainë
Ish kryeministri, Nikolla Gruevski, në një pres-konferencë të jashtëzakonshme që u mbajt në Shkup, ka…
By
Redaksia
2 Min Read
“Ideatori” i ndarjes së Mitrovicës: Kosova nuk mund të bëhet shtet!
Miku i deklaruar i serbëve, koloneli francez, Jacques Ogar, është një nga ushtarakët e parë…
By
Redaksia
4 Min Read
Kosova ua ‘hap dyert’ kriminelëve serbë
Politikanë dhe ish-udhëheqës të forcave policore e ushtarake serbe që dyshohen për krime ndaj civilëve…
By
Redaksia
2 Min Read
