‘Imamët’, Pashja akuzon Ramën: Kush po vë bomba në Tiranë?

Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar me masa të rrepta sigurie, pasi në këtë gjykatë zhvillohen dy procese gjysësore mjaft të rëndësishme, masa e sigurisë për Emiljano Shullazin dhe dy bashkëpunëtorët e tij si dhe seanca e dytë e mbrojtjes së xhihadistëve pas pretencës së dhënë seancën e kaluar.

Pasi një pjesë e të pandehurve të bëjnë mbrojtjen, gjykata do të tërhiqet për të shpallur vendimin për xhihadistët.

Mësohet se ambientet e gjykatës po kontrollen me qen antieksploziv, ndërsa ka forca të shtuara policore.

Reparti ‘Shqiponja’ do të jetë në gatishmëri deri në përfundim të dy proceseve gjyqësore.

Gjatë mbrojtjes në seancë, një prej të akuzuarve nga grupi i ‘xhihadistëve’, Gerti Pashja deklaroi se procesi është i manipuluar.

“Kërkoj prova të reja, të rihapet procesi.

Ne po akuzohemi sepse jemi myslimanë. Kjo është një luftë e hapur ndaj fesë islame.

Çështja jonë po manipulohet që pas ndërhyrjes së Ambasadës Amerikane.

Po në dënoni që t’i bëni qejfin Amerikës, që nuk po ju jep viza.

Kreu i qeverisë, Edi Rama, mburret se po lufton terrorizmin.

Rama të mos lavdërohet se po lufton terrorizmin.

Për kë terrorizëm flet Rama, për bombat që vihen në Tiranë apo për vrasësit me pagesë?

Ne nuk jemi në komunizëm që të manipulohet gjyqi,” tha Pashja./Mapo.al

Artikulli paraprakTregtia globale e produkteve false rreth 500 miliardë dollarë në vit
Artikulli vijuesInstitucionet, 200 milionë euro borxhe