Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili përmes një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që po e përkrahin në këto momente të krizës politike që po kalon Kosova. Në postimin e tij falënderues është edhe emocional ku shprehet se kjo situatë është e dhimbshme po nuk do të dorëzohemi. Ky është postimi i tij i fundit:
“O boll po mundohem, por nuk po mundem me iu përgjigjë krejtve që më keni shkrue privat, aq shumë që jeni. Nëse më ka ikë dikush po ia kthye së paku një buzëqeshje edhe një falënderim për përkrahjen që ma jepni vazhdimisht, atëherë, po ju lutem shumë, pranojeni këtu publikisht prej meje.
Jemi në një gjendje të tmerrshme. Një shok i dëshpëruem, sapo ma bani një krahasim “13% efikasitet me i shti hajnat në burg, 100% efikasitet me i shti deputetët në burg. Krejt qyteti po flet qysh me ikë në Kanadë”.
Është e dhimbshme çdo fjalë e tij. Por me u ndalë qetash, jo vetëm se nuk ka me mbetë kurrkush në Kosovë, por me të dy duert ia falim Serbisë. Me ikë është më së lehti. Unë nesër mundem me u kthye te djemtë e mi në Londër, edhe me jetue shumë mirë. Por kjo nuk është rruga që e kam zgjedhë.
E ju jeni ata që po na e mbani krahun, mos me u rrëzue në këtë rrugë plot pengesa, e cila e fundit don me u shtrue asfallt, por këtë asfallt kemi me e shtrue bashkë, me materialin ma cilësor, e me çmimin ma të ulët, edhepse nganjëherë po na duket se po paguajmë boll shtrejtë.
Ditët e mira nuk vijnë pa sakrificë, e veç pak ka mbetë, për me ia jepë shtytjen e fundit, sepse, të dashtun, kënaqësinë me na përzanë prej këtuhi askujt nuk kemi me ia dhanë, hiç ma pak kur shqiptari mundohet me na ndjekë.
Dashnija ime për ju, edhe jo veç për ju përkrahës, por edhe për ata që më shajnë, nuk matet me kurrgja. Kam me luftue përherë, drejt, sinqert, pa hile, por me gjyks, deri në frymën e fundit, përderisa ju kam afër.
Respekt pafund.”/KohaIslame
You Might also Like
Policia: Ne vetëm zbatuam urdhrin e Gjykatës
Policia Rajonale e Prishtinës nuk e ka komentuar arrestimin e shefit të inspektoriatit të Prishtinës,…
By
Redaksia
1 Min Read
Turqi, shkarkohen nga detyra 12.801 të punësuar në Drejtorinë e policisë
Nën dyshimet për lidhje me organizatën terroriste FETO, në Turqi janë shkarkuar nga detyra 12.801…
By
Redaksia
1 Min Read
Në Gostivar janë regjistruar dy persona me SIDA
Një grua e moshës prej 50 deri në 59 vjet dhe një burrë i moshës…
By
Redaksia
2 Min Read
Amerikanët kërkojnë të fillojnë punët për formimin e Asociacionit
Lista Serbe ditë më parë gjatë një takimi me shefen e zyrës së BE-së në…
By
Redaksia
3 Min Read
Muslimani nga Anglia, shndërroi autobusin në kuzhinë publike për të ushqyer 15 000 refugjatë
Ghafoor Hussain nga Anglia i shpenzoi edhe 6000 £ për ta shndërruar një autobus në…
By
Redaksia
1 Min Read
Gazetarët nga rajoni: Çdo grusht shteti është shkelje e vullnetit të popullit
Zhvillimet e fundit në Turqi lidhur me tentativën e dështuar për grusht shteti nga organizata…
By
Redaksia
11 Min Read
