Kanë mbërritur autobusët e parë me muxhahedinë në Tiranë. F
Ata kanë zbarkuar pas “Casa Italias” dhe do të strehohen në pallatet që shteti ka vënë në dispozicion të tyre.
Ka qenë një temë disi sensitive kjo e strehimit të muxhahedinëve iranianë në Shqipëri, pasi edhe vetë kryeministri Edi Rama është munduar ta shmangë bërjen publike të diskutimit të kësaj teme gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, në vendon tonë.
Sekretari i Shtetit gjatë vizitës në muajin shkurt në Tiranë, ka falenderuar Shqipërinë për strehimin e muxhahedinëve. “Gjate dy viteve të fundit, Shqipëria ka strehuar rreth 1000 muxhahedinë si dhe ka rënë dakord për të strehuar dhe 2000 të tjerë”, ka thënë për Zërin e Amerikës një zyrtar i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit në atë kohë.