Jeremiq pretendon postin e Ban Ki moonit

Kryetari i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Vuk Jeremiq, pretendon pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

Në një shkrim në të përditshmen serbe, Blic, thuhet se Jeremiq ka shanse të mëdha që të marr këtë pozitë, por konkurrent i fortë është edhe shefi i diplomacisë së Sllovakisë, Miroslav Lajçak.

Kjo gazetë ka bërë të ditur se Jeremiq, i cili është duke lobuar me të madhe, ka mundësi të ketë mbështetjen e Rusisë dhe Kinës, por edhe kundërshtim të madh nga ana e SHBA-ve.

Një diplomat amerikan që ka dashur të mbetët anonim, ka thënë për këtë gazetë se Rusia do të të caktojë një kandidat të vetin, por, sipas këtij burimi, thuhet se SHBA dëshirojnë që sekretari i ardhshëm të jetë nga shtetet baltike dhe se nuk e dëshirojnë një serb, çek apo sllovak në këtë pozitë.

Sekretari i ardhshëm i OKB-së, flitet se do të jetë nga shtete të Evropës lindore./koha/kohaislame

Artikulli paraprakPse nuk duhet të mbani të hapura më tepër se 9 tab-e në shfletues?
Artikulli vijuesBosnjë, 4 ish-policë shpallen fajtorë për gjenocid