Fjale të arta nga Hasan el Basri

Hasan el Basri (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:

“Një besimtar beson në atë çfarë ka thënë Zoti.

Ai është më i miri ndër njerëzit në veprat e tij, por e ka frikë Allahun më së shumti, kështu që edhe nëse harxhon sasi parash sa një mal, ai nuk do të jetë i sigurt për shpërblimin e tij derisa ta shoh atë me sytë e tij.

Sa më i drejtë dhe më bamirës të jetë besimtari, aq më shumë ia ka frikën Zotit.

Ndërsa hipokriti thotë:’Njerëz ka shumë, unë do të jem i falur.

Me mua është çdo gjë në rregull’.

Kështu ai sillet keq, por dëshiron shumë gjëra nga Zoti”.

Artikulli paraprakHistoria e Umerit me dëshmuesin
Artikulli vijuesSi ishin të parët tanë.Historia e Umer ibn Abdul-Aziz