Flasin nga Qeveria: Veteranët do t’i marrin pensionet e tyre të premten!

Veteranët e UÇK-së pritet që t’i marrin pensionet e tyre më së voni ditën e premte të kësaj jave.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” shefi i zyrës për media në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi.Sipas tij, tashmë kjo çështje është në përmbyllje të çdo afati ligjor dhe procedural dhe shpërndarja e pensioneve do të ndodh brenda një kohë të shkurtër.

“Çështja e pensioneve të veteranëve është në fund të afatit ligjor pasi që dihen procedurat në për të cilat duhet të kalojë, dhe pritet që më së voni kjo çështje të kryhet të premten”, ka deklaruar Matoshi për “Gazeta Blic”Në anën tjetër, Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sot është mbledhur për të diskutuar lidhur me vonesat e pensioneve që i janë bërë kësaj kategorie.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati.Ndërkaq burime brenda kësaj organizate i kanë thënë “Gazeta Blic” se data 10 nëntor është afati i fundit kur ata do të presin për marrjen e pensioneve, në të kundërten kanë paralajmëruar protesta.“Nëse Qeveria nuk i përmbahet premtimit për pagesë, ne do të protestojmë para Qeverisë së Kosovës me datën 13,11.2017, duke filluar nga ora 12:30 dhe protesta jonë do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave.

Kërkesa jonë është që të paguhen pensionet e deritanishme, të formohet komisioni për invalidët e UÇK-së, të përmbyllet lista përfundimtare para Vitit të Ri, të kemi në dorë ligjin për veteranë se çka përmban ai në tërësi, dhe po në atë ligj të futet mbrojtja e çdo veterani dhe jo të ofendohemi nga pari dhe deputetë por të mbrohemi më ligj”, ka thënë ky burim brenda OVL-së së UÇK-së.‘Telashet’ me pensione të kategorive të dala nga lufta po shihen si rezultat i numrit të madh të tyre në listat e kategorive përkatëse. Numëri i madh i veteranëve ka rrezikuar buxhetin e Kosovës, edhe në vitin e kaluar ku kjo kategori për disa muaj rresht ka marrur pensionin e saj më vonesë.Ndryshe, Prokuroria e Shtetit ka bërë objekt hetimi listën me mbi 40 mijë veteranë të UÇK-së që nga viti i kaluar. /Gazeta Blic/

Artikulli paraprakIntervista ekskluzive e Ismail Qemalit në Vjenë (1912): “Ja ç’kërkojmë ne shqiptarët”
Artikulli vijuesKëshilltari i Trumpit ka takuar zv/kryeministrin rus gjatë fushatës