Vajza 18-vjeçare ka treguar për tmerrin që e ka përjetuar për tetë orë me radhë, nga tre të rinj me të cilët shoqërohej.
Një vit më parë, Summer Gregg ishte ftuar të shkonte në banesën e Jay Blades, në Yorkshire të Anglisë. Me të hyrë në banesë, ajo ishte takuar me James Canning dhe Amy Gaines, të gjithë të moshës 20-vjeçare.
Që në fillimin ajo kishte kuptuar se diçka nuk shkonte, derisa ata kanë filluar ta ofendojnë verbalisht. Kur Gregg ka dashur të largohet, ata e kanë ndalur me forcë dhe kanë filluar ta qëllojnë me shpulla në fytyrë, transmeton Telegrafi.
“Më pas ngjarja filloi të bëhet edhe më e rëndë, sepse ata më qëllonin me grushte dhe shqelma, kryesisht në fytyrë dhe gjoks”, ka shpjeguar për torturën që i kanë dhënë dy meshkuj dhe një femër, të cilët e kishin përgatitur ngjarjen. “Jay mbante në dorë një zinxhirë dhe më qëllonte me të pandërprerë. Unë nuk kisha forcë të lëvizja”.
Me fytyrë të ënjtur dhe me plagë, po ashtu edhe me të prera dhe në gjoks, këmbë e duar, ajo ka provuar të kërcen nga kati i tetë i dritares.
“Ata më zunë duke ikur dhe filluan të bënin plane si të më vrisnin”, ka shtuar ajo, duke thënë se me të ardhur një njeri i tretë në banesë, gjithçka ka përfunduar.
Ata janë burgosur dhe dënuar me nga nëntë vjet e gjysmë burg, derisa Gregg tashmë është shëruar fizikisht dhe po rehabilitohet. /Telegrafi/