Flet dezertori: Asad dha urdhëra për sulme me armë kimike

Një Gjeneral brigade i regjimit sirian, i cili tashmë ka dezertuar nga ushtria ka rrëfyer krimet e bëra nga kreu i regjimit Bashar al Asad, dhe ka pranuar të japë dëshmi se vet Asad ka dhënë urdhër për sulm me armë kimike në disa zona të Sirisë.

Gjenerali Zaher al-Sakat, i cili tashmë gjendet në Jordani, tha se ai ishte marrë urdhra direkte nga Assad për përdorimin e gazeve vdekjeprurëse ndaj ushtarëve çlirimtar dhe civilëve.
Gjenerali tha gjithashtu se ai besonte se qeveria siriane kishte kryer 34 sulme me armë kimike, të cilat lanë më shumë viktima se sulmi i fundit në Guta.
Duke folur në një intervistë për The Sunday Telegraph, Sakat pohoi se Assad është duke u përpjekur për të mashtruar opinionin përmes marrëveshjes së ndërmjetësuar nga Rusia, duke dërguar një pjesë të armëve kimike tek aleatët e tij në Liban dhe Iran.
Në intervistë, ai me tej tha se ai kishte qenë i urdhëruar për të sulmuar objektiva civile në rrethet e Shejh Masqeen, Herak, dhe Bushras, duke përdorur një përzierje të fosgjenit dhe gazrave me bazë klori, të cilat janë më pak vdekjeprurëse sesa gazi Sarin.
Por Sakat tha se ai fshehurazi zëvendësoi bombolat kimike me një përzierje jo vdekjeprurëse, derisa arriti të arratisej për në Jordan. /mszh/kohaislame

Artikulli paraprak168 milionë fëmijë punojnë në mbarë botën
Artikulli vijuesRusia ndalon përkthimin e Kur'anit