FMN kritikon ashpër Qeverinë: Për veteranët po e rrezikoni buxhetin

Fondi Monetar Ndërkombëtar është duke e paralajmëruar Qeverinë e Kosovës se po e vë në rrezik buxhetin e shtetit.

Ky institucion ndërkombëtar ka kërkuar nga kryeministri Isa Mustafa që të ketë kujdes me paratë që po i ndan për veteranët. FMN thotë se në buxhet janë paraparë 60 milionë euro për këtë kategori, derisa shpenzimet mund të shkojnë deri në 100 milionë. Në ekzekutiv nuk kanë pranuar të flasin për këtë çështje. Kurse, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka treguar se në vazhdimësi ka pasur kontakte me Fondin Ndërkombëtar Monetar. Derisa, veteranët thonë se pensionet e tyre nuk bën të preken.
Pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë bërë mollë sherri për Qeverinë e Kosovës dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, kjo për faktin se ish-ushtarët e UÇK ‘së janë duke e rrezikuar fort qëndrueshmërinë e buxhetit të shtetit.

E për t’i eliminuar telashet me paratë e shtetit, FMN po kërkon nga qeveria e Kosovës që të ndërhyjë menjëherë. FMN ka bërë me dije se numri i madh i veteranëve të UÇK’së ka tejkaluar edhe paratë e planifikuara në buxhet për afro 40 milionë euro.

“Tani ka më shumë se 30.000 veteranë të luftës të certifikuar dhe më shumë se 23.000 prej tyre tani po marrin të ashtuquajturin pension veteran. Kjo është kundër vlerësimit fillestar të 15.000-20.000 veteranëve të luftës dhe 13.000 pensioneve të veteranëve të luftës. Kuptohet, shpenzimet e ndërlidhura tani janë shumë më të larta nga parashikimet. Në fakt, kostoja vjetore e të gjitha skemat të përfitimeve të lidhura me luftën mund të arrijë 100 milionë euro ose më shumë nga viti i ardhshëm, ndërsa buxheti për vitin 2016 është ndarë 60 milionë euro”, thuhet në përgjigjen e FMN’së dhënë për Gazetën Express.

FMN ka bërë me dije se 60 deri 75 milionë duhet të shpenzohen këtë vit për të gjitha skemat sociale të ndërlidhura me luftën.

Ky institucion ndërkombëtar ka thënë po ashtu se skemat sociale të bëra nga Qeveria e Kosovës janë keq-projektuar. Sipas tyre kjo dekurajon veteranët për gjetje të punës ose për të qëndruar në punët e tyre.

“Numri i veteranëve të luftës që kanë tërhequr përfitime është shumë më i lartë se sa që dikush mund të kishte pritur dhe në fakt ende vazhdon të jetë në rritje përderisa ne flasim”

“Kjo gjithashtu inkurajon të ardhurat e fshehura, si dhe praktikat mashtruese për të marrë certifikimin e veteranit të luftës. Ne nuk mendojmë se kjo është e drejtë. Në mënyrë të ngjashme, rastet që vuajnë nga dëmet e luftës, duhet të marrin pension të duhur invalidor dhe kujdesin e duhur mjekësor. Për më tepër, nuk është e qartë se pse pensionet e invaliditetit të luftës janë shumë më të larta në euro se pensionet e tjera të për ata me aftësi të kufizuara”.

FMN ka treguar se ka diskutuar më Ministrin e Financave dhe Kryeministrin për nevojën e reduktimit të shpenzimeve për skemat e që lidhen me luftën.

“Ne jemi këtu për të mbështetur çdo përpjekje për të shqyrtuar dhe për të reformuar këto skema, por në mënyrë të qartë kërkojmë edhe mbështetjen e gjerë politike për këto reforma. Mbështetja e partive kryesore është e nevojshme për të siguruar se ata do të kenë sukses”, ka bërë me dije FMN.

Edhe nga Qeveria e Kosovës eshte kerkuar një sqarim për këtë çështje, por deri me tani nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë thënë se kanë pasur dhe ka kontakte si me Fondin Ndërkombëtar Monetar ashtu edhe me institucionet tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare.

Çdo hap tjetër nëse do te ndermirët është ngushtë i lidhur me listën përfundimtare e cila së shpejti do të kompletohet. Përderisa nuk ka listë përfundimtare nuk mund të parashohim se çfarë hapash duhet ndërmarre apo nëse duhet ndërmarrë”,

“Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në vazhdimësi ka pasur dhe ka kontakte si me Fondin Ndërkombëtar Monetar ashtu edhe me institucionet tjera relevante vendore dhe ndërkombëtare. Sa i përket pyetjes suaj ne ende nuk kemi marre diçka zyrtare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, por këto çështje janë tema të vazhdueshme të diskutimeve me FMN-në në kuadrin e diskutimeve te përgjithshme të Qeverise së Kosovës me FMN-në, respektivisht Ministrisë se Punës dhe Mirëqenies Sociale në këtë rast”.

Në këtë institucion kanë treguar se pagesat për veteranet janë përcaktuar dhe ato janë duke u ekzekutuar, njëkohësisht procesi i verifikimit është duke vazhduar dhe se shpejti pritet të kemi listën përfundimtare për numrin e përgjithshëm të veteraneve.

“ Siç jeni në dijeni pagesat për veteranet janë përcaktuar dhe ato janë duke u ekzekutuar, njëkohësisht procesi i verifikimit është duke vazhduar dhe se shpejti pritet të kemi listën përfundimtare për numrin e përgjithshëm të veteraneve. Çdo hap tjetër nëse do te ndermirët është ngushtë i lidhur me listën përfundimtare e cila së shpejti do të kompletohet. Përderisa nuk ka listë përfundimtare nuk mund të parashohim se çfarë hapash duhet ndërmarre apo nëse duhet ndërmarrë”, kanë thënë në Ministrinë e Punës për Express.

E derisa institucionet përkatëse nuk kanë pranuar të flasin, janë veteranët e UÇK’së që po paralajmëron eskalim të situatës nëse u preken pensionet. Ata po thonë se nuk pajtohen assesi me kërkesën e FMN’së për ulje të pensioneve.

Smajl Elezaj, kryetari i Veteranëve të UÇK-së ka thënë për Express se nuk do të rrinë të qetë pranë kësaj kërkesë. Por, që ka bërë të ditur se për t’u ulur pensionet duhet të behën edhe disa ndryshime në ligje.

“Nuk mund të ketë ulje të tilla. Vendimet për ulje duhet të merren në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të votohet nga deputetët. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale”
“Nuk mund të ketë ulje të tilla. Vendimet për ulje duhet të merren në Kuvendin e Kosovës, aty duhet të votohet nga deputetët. Qeveria nuk mund të bëjë ulje më shumë, sepse kështu është miratuar dhe nuk mund të bijnë nën shifrën minimale. Më ligj thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend. Por, nëse diçka e tillë ndodh ne, dhe të gjithë veteranët do të revoltohemi. Do të ketë kundërshtime në të gjitha mënyrat”, ka thënë për Express Smajl Elezaj.

Në rast të një marrëveshjeje e tillë, siç kërkon FMN’ja, atëherë është i domosdoshëm ndryshimi i ligjit për veteranët, pasi aty thuhet se veterani luftëtar duhet të marrë pensionin jo më të vogël se paga minimale në vend, e që në Kosovë është 130 euro për personat nën moshën 35 vjeç, e 170 për ata mbi këtë moshë.

“Varësisht nga mundësitë buxhetore, kostoja e jetesës dhe inflacioni eventual, në fund të çdo viti për vitin e ardhshëm, Qeveria e Kosovës me propozimin e Ministrisë së Financave me vendim të veçantë, mund të vendosë për lartësinë e shumës së pensionit të Veteranit Luftëtar të UÇK-së, cila nuk mund të jetë më e vogël se paga minimale e përcaktuar në Kosovë” thuhet Ligjin për Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./

Artikulli paraprakKosova pjesë e konferencës EPA Networks
Artikulli vijuesAlarmohet Suedia: Rrjedhje kimike në Stokholm