Fokus: Ndrecaj dhe Rizaj u burgosën pastaj u vranë !

Javorja “Fokus” shkruan se udhëheqësit e grupit të armatosur në Kumanovë, fillimisht u arrestuan dhe pastaj u likuiduan, me qëllim që të fshihet skenari për luftën e Kumanovës.

Kështu akuzojnë familjarët e Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt në lajmin e publikuar nga javorja “Fokus”

Dëshmia e tyre mbështetet tek fotot dhe video pamjet e publikuara nga grupi i armatosur, ku shihet qartë se Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj janë persona të arrestuar.

Por edhe Arben Rexhaj dhe Samid Kastrioti, sipas javores Fokus, i ishin dorëzuar policisë dhe më pas ishin ekzekutuar”,

Për informatat e publikuara në javoren “Fokus”, kërkuam informacione nga MPB-ja, por nga atje na orientuan tek Prokuroria Publike, sepse atje ndodhej lënda.

Nga Prokuroria Publike thanë se nuk japin komente për lëndë që janë në proces gjykimi, .

Artikulli paraprakGjuajta se më vdiq nëna pa nevojë, për shkak të mjekëve të cilët e lanë të vdes ?!
Artikulli vijuesIsh ministri në qeverinë e Gruevskit: Do të ketë incidente ndërreligjioze…