FONDAMENTALISTI KATOLIK BREIVIK: I URREJ SHQIPTARËT, PO TË MUNDJA DO T’I ZHDUKJA NGA NORVEGJIA

Çmenduria e psikopatit dhe vrasësit mizor norvegjez, Andreas Breivik pas atentatit të bërë në vitin 2011 nxjerr në sipërfaqe edhe fakte të reja.
Në dosjen e tij kriminale, Breivik përshkruan se si ai urrente edhe shqiptarët, dhe po mundi, ai do i zhdukte që të gjithë nga Norvegjia.
 
“Në vitin 1995, një shqiptar nga Kosova i cili jetonte në Skøyen, në stacionin e trenit ka rrahur shokun tim më të ngushtë, çka do të thotë se ai ishte një mysliman kriminel. Arsyeja e rrahjes së mikut tim ishte se ai e kishte lajmëruar kosovarin para organeve për qëndrimin ilegal në Norvegji”, ka thënë Breivik.
 
Ai ka përshkruar edhe një rast tjetër se përse i urrente aq shumë shqiptarët.
 
“Në vitin 2003 po ashtu në qytetin Skøyen një shqiptar nga Kosova bënte terror ndaj popullatës, ku i njëjti shqiptar la në komë vëllanë e mikut tim duke goditur atë me shqelma në kokë”, ka rrëfyer vrasësi monstruoz norvegjez.
 
Ai e përshkruan Kosovën për radikalizëm fetar ku, në Kosovë, sipas tij, jetonin 60 % të krishterë ndërsa tani ky shtet është tërësisht i banuar nga besimtarët myslimanë. Breivik dyshohet për lidhje me serbë ultranacionalistë që jetojnë dhe veprojnë edhe në Norvegji.kohaislame
Artikulli paraprakGAZETARI AUSTRALIAN: INTERVENIMI I NATO-S NË KOSOVË – PËR INTERESA EKONOMIKE, JO HUMANITARE!
Artikulli vijuesMustafa: Do t'i eliminojmë barrierat ligjore për bizneset