Botuesit shqiptarë akuzojnë Sekretarin Shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi se po pengon përkrahjen e botuesve të vërtet të librit shqip në Maqedoni. Ata thonë në konkursin e fundit për mbështetjen financiare të botimeve të reja, nga gjithsej 70 tituj, u janë pranuar vetëm 10. Kryetari i Shoqatës së botuesve, Qamil Rufati akuzoi Shehapin për favorizimin e botuesve fiktiv shqiptarë të formuar vetëm pak ditë para shpalljes së konkursit.
“Ne si SHBSH nuk e dimë për veprimtaritë tjera , por jemi të sigurt se në sferën e botimeve ai ka “eliminuar” disa jobotues për t’i zëvendësuar me disa jobotues të tjerë të rinj, që dy lidhje nuk i kanë me botimet, sepse janë shtypshkronja klasike, ose botues të atypëratyshëm, që janë themeluar dy ditë para përfundimit të konkursit. E pyesim publikisht sekretarin shtetëror, cili është interesi i tij, që të nëpërkëmbë botuesit e vërtet”, tha Qamil Rufati, kryetar i SHBSH-së.
“Unë nuk e di derisa do të jenë të aftë këta “sulltanët” e Ministrisë së Kulturës që të bëjnë dallime mes botuesve serioz profesional ndaj atyre jobotuesve social. Këtë vit Ministria e Kulturës ka qenë një ministri humanitare, vetëm t’ju ndihmojë botuesve që duhet t’ju ndihmojë”, tha Abdylmexhit Saliu, botues.
Ndërkohë Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Kulturës Behixhudin Shehapi akuzat e botuesve shqiptarë i quajti si të pabaza pasi të njëjtat sipas tij bëhen me qëllim që të diskreditohet emri i tij.
“Faktet flasin diçka tjetër, në veprimtarinë botuese këtë vit kemi një rritje të projekteve, rreth 2%. Prej 265 librave që Ministria e Kulturës ka përkrahur, 63 libra janë gjuhën shqipe, shprehur në përqindje kjo i bie diku 24%”, deklaroi Behixhudin Shehapi, sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës.
Shehapi tha se është i gatshëm të përballet me botuesit shqiptarë pasi siç thotë ai faktet janë në anën e tij. Por, Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkon nga Ministria e Kulturës që projektet e refuzuara të anëtarëve të tyre të rishqyrtohen edhe njëherë edhe atë nga kabineti i Ministres Elizabeta Kançevska-Milevska pasi siç thonë nuk dëshirojnë që Shehapi të favorizojë ndonjë nga botuesit fiktiv.
You Might also Like
Ozil: E dua numrin 10 tek Arsenali
Mesfushori Mesut Ozil ka shprehur dëshirën e tij që të marr fanellën me numër 10,…
By
1 Min Read
Aid El-Karni: Ajo që na dallon neve prej Perëndimit është pika
Ata janë perëndimorë (ar. el-garb – الغرب ), ndërsa ne jemi arabë (ar. el-areb -العرب…
By
2 Min Read
I ati i ushtarit muslimano-amerikan i hakërrehet Donald Trump-it: Ju nuk keni sakrifikuar asgjë dhe askënd
Prindi i një ushtari muslimano-amerikan të vrarë gjatë luftës në Irak mbajti një fjalim prekës…
By
2 Min Read
Rihapja e Xhamisë historike teston tolerancën e Serbëve të Bosnjës
Rihapja e madhe e një xhamie historike të kohës otomane në Banja Luka, e restauruar…
By
11 Min Read
“Monstra” merret në konsideratë edhe nga autoritet zvicrane!
Të nderuar protestues dhe protestuese Peticioni kundër rastit “Monstra” ndajë qeverisë federale të Zvicrës është…
By
3 Min Read
Qeveria e Australisë në hall me ata që refuzojnë punën
Qeverisë së Australisë i kanë "dalë mbi hundë" qytetarët e papunë të cilët refuzojnë punë,…
By
1 Min Read
